Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qytetarët izraelitë nxitojnë drejt dyqaneve në Ashkelon mes frikës së hakmarrjes iraniane

Qytetarët izraelitë nxitojnë drejt dyqaneve në Ashkelon mes frikës së hakmarrjes iraniane

Derisa tensionet u përshkallëzuan, izraelitë në qytetin Ashkelon nxituan drejt dyqaneve duke zbrazur raftet mes frikës së hakmarrjes së mëtejshme iraniane, raporton Anadolu.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në rajone të shumta të Izraelit, ndërkohë që sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kapën dhjetëra raketa iraniane.

Në orët e para të së premtes, Izraeli nisi një sulm masiv të duke vendosur rreth 200 avionë për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi. Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, si dhe shkencëtarë bërthamorë.

Irani u zotua për “ndëshkim të rëndë” dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij.

Më vonë në mbrëmje, Irani nisi një sulm hakmarrës me raketa ndaj Izraelit, me raketat iraniane të cilat sipas burimeve ushtarake izraelite goditën shtatë lokacione të të gjithë vendin.

Radioja Ushtarake e Izraelit raportoi se ekipet e emergjencës po operojnë në vendet e prekura dhe se puna po vazhdon në zonat e prekura.

Për shkak të lëshimeve të raketave, alarmet u dëgjuan në pjesë të ndryshme të Izraelit gjatë gjithë incidentit, duke sinjalizuar një gjendje të shtuar gatishmërie në të gjithë vendin.