Qytetarët në nderim të Adem Demaçit

Një numër i madh qytetarësh janë duke qëndruar prapa kortezhit të veprimtarit të ndjerë Adem Demaçi.

Ata me nderime të larta shtetërore janë nisur nga sheshi ”Skënderbeu” për ta dërguar arkivolin e tij në varrezat e lagjes Velania për ta përcjellë në banesën e tij të fundit, njofton Klan Kosova.