Raka, brenda 48 orëve të fundit vriten 70 civilë

Brenda 48 orëve të fundit në Raka të Sirisë janë vrarë 70 civilë si rezultat i sulmeve të koalicionit të kryesuar nga SHBA-të dhe sulmeve të organizatës terroriste PKK/PYD, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrjeti aktivist “Raka po masakrohet në heshtje” i cili deshifron praktikat e organizatës terroriste DEASH që mban nën kontroll qytetin Raka, përmes një njoftimi në Twitter ka bërë të ditur se në 48 orët e fundit janë vrarë 70 civilë si rezultat i sulmeve të njësisë ajrore të koalicionit dhe Forcave Demokratike Siriane, ku pjesën më të madhe të këmbësorisë e përbëjnë PKK/PYD.

Në deklaratë thuhet se gjysma e këtyre civilëve kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Aty po ashtu njoftohet se Shkolla e Industrisë dhe Fakulteti i Shkencave në Raka që punon në kuadër të Universitetit të Eufratit në qytetin Dejrizor të kontrolluar nga DEASH-i, janë rrënuar në tërësi.