Rama dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë nënshkruar një marrëveshje në ambientet e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit parasheh forcimin dhe promovimin e miqësisë Shqipëri-Ukrainë.

Pas takimit Rama-Zelensky, pritet të vijojë agjenda ditore e paraparë për Samitin e Ukrainës.

Ky samit po mbahet mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në synimin për riafirmimin e angazhimit të përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.