Rama nuk lëshon pe, i delegon kompetencat e ministrit të Jashtëm Gent Cakajt

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës si ministër i Jashtëm, ka treguar se nuk do të jetë ai që do ta drejtojë këtë institucion, por Gent Cakaj. “Është fjala më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i Jashtëm i delegoj zotit Gent Cakaj drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Rama.