Rama takon Erdoganin në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama takoi në Nju Jork Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kreu i qeverisë shqiptare e vizitoi Erdoganin në “Yeni Türkevi Building”, ndërsa takimi zgjati rreth 1 orë.

Kryeministri Rama prej 4 ditësh ndodhet në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.