Rama, Vokrrit: Lamtumirë kampion!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka dhënë lamtumirën legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, i cili vdiq sot në moshën 57 vjeçare.

“LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook, bashkëngjitur me një fotografi të Vokrrit.