Ajo që ndodh sot për fat të keq është se ne largohemi nga ushqimi gjatë ditës për të konsumur në mbrëmje dyfishin e asaj që do të konsumonim gjatë ditës, pra duke bërë agjërimin thjesht si një “armëpushim të përkohshëm” pas së cilës ne rifillojmë e zhytemi në mënyrë të pakontrolluar prap në ushqim, bile disa ushqime i përdorim veçënarisht vetëm në Ramazane. Nëse agjërimi njihet si një ritual i ndërprerjes nga nevojat themelore të jetës, a nuk do të ishte më e përshtatshme të shkëputeshim nga të panevojshmet, nga ato lukse që mendojmë se pa to nuk bënë jeta.
Duke marrë parasysh se abstenimi nga ushqimi dhe pijet është bërë thjesht një armëpushim që synon të mbledhë forcë për më shumë konsum pas iftrait, e nxjerrë Ramazanin nga një muaj i kursimit, thjeshtësisë, abstenimit, në një muaj të konsumit dhe shpenzime të pakontrolluara sidomos rreth ushqimit.
Prandaj, mendoj se është koha të reflektojmë në këtë drejtim, për të rikthyer Ramazanin në një muaj ku provojmë në maximum të frenojmë vetët tona nga zhpenzimet e tepruara…
Hoxhë Halil Avdulli








