Ramosaj: Gjendja në Deçan po shkon drejt normalizimit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se gjendja e krijuar pas helmimeve po shkon drejt normalizimit.

Mëngjesin e së shtunës u mbajt takimi i Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave, u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundojë gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në takimin e mbajtur sot, më dt. 17.07.2021, të Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave, vlerësohet se situata e krijuar ditëve të fundit në komunën tonë po shkon drejte normalizimit.

Akterët e kyçur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme.

Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundojë gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.

BR