Raport: Bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak pëson goditje në tru

Në 1976 Wozniak themeloi Apple Computer së bashku me partnerin e tij të famshëm të biznesit Steve Jobs i cili u nda nga jeta në 2011.

Bashkëthemeluesi Apple Steve Wozniak u dërgua në Spital në Mexico City ditën e Mërkure për shkak të një goditje të mundshme në tru raportuan mediat lokale.

Shkencëtari dhe sipërmarrësi 73-vjeçar do të merrte pjesë në Forumin Botëror të Biznesit në kryeqytetin Meksikan ditën e Mërkure.

Pas përfundimit të fjalimit të tij, Wozniak mësohet ti ketë thënë gruas së tij se ndihej çuditshëm ndërsa ajo insistoi që të dërgohej në spital.

Në 1976 Wozniak themeloi Apple Computer së bashku me partnerin e tij të famshëm të biznesit Steve Jobs i cili u nda nga jeta në 2011.

Biznesi i tyre ndryshoi përgjithnjë kompjuterët personalë dhe u bë një prej kompanive më me vlerë në botë duke dizajnuar pajisje elektronike konsumatorë nga laptopët, tek desktopët dhe së fundi iPhone.