Raporti i OKB ngre alarmin: Ngrohja globale, pasoja shkatërruese në 30 vitet e ardhshme

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, ngrohja globale do të ketë pasoja shkatërruese gjatë 30 viteve të ardhshme. Fëmijët e lindur këtë vit, kur të jenë 30 vjeç do të përballen me një transformim të pashmangshëm të Tokës që ne njohim aktualisht.

Një ngrohje globale përtej kufirit të caktuar nga marrëveshja e Parisit për klimën, do të kishte pasoja të pakthyeshme tek sistemet njerëzore. Me plus 2 gradë në vend të 1.5, do të jenë rreth 420 miliona persona më shumë që do të përballen me valë të nxehti ekstrem, dhe 80 milion më shumë do të vuajnë urinë.

Ky paralajmërim pohohet nga raporti i grupit ndërqeveritar për ndryshimin klimatik. Mungesa e ujit, eksodi, kequshqyerja, zhdukja e specieve: jeta në Tokë si e njohim aktualisht, do të transformohet në mënyrë të pashmangshme nga ndryshimi klimatik kur fëmijët e lindur në vitin 2021 të jenë 30 vjeç. Ose dhe më parë.

Raporti i vlerësimit përbëhet nga 4 mijë faqe, dhe është shumë më alarmant se ai i vitit 2014, dhe synon të ndikojë në vendimet e ardhshme politike. Dhe pse përfundimet kryesore nuk do të ndryshojnë, ai nuk do të publikohet pra shkurtit të 2022-shit, pas miratimit nga 195 shtetet anëtare. /abcnews