Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur një takim sigurie ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë, përfshirë Shefin e Shtabit të Ushtrisë Eyal Zamir, i cili është kthyer së fundmi nga ShBA-ja, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë amerikanë mbi Iranin, raportuan mediat lokale.
Drejtori i Mossadit, David Barnea, gjithashtu mori pjesë në takim, tha transmetuesi shtetëror i Izraelit KAN të dielën.
Zamir thuhet se udhëtoi për në ShBA me një aeroplan privat në vend të një aeroplani ushtarak për të shmangur zbulimin dhe kërkoi të bindte Uashingtonin që të kryente një sulm ndaj Iranit.
Gjeneralët e lartë amerikanë dhe izraelitë zhvilluan bisedime në Pentagon të premten mes tensioneve në rritje me Iranin, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti.
Zyrtarët nuk ofruan detaje rreth diskutimeve me dyer të mbyllura midis gjeneralit amerikan Dan Caine, kryetarit të Shtabit të Përbashkët, dhe Zamir.
Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë e tyre detare dhe kanë rritur mbrojtjen e tyre ajrore në Lindjen e Mesme pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi vazhdimisht Iranin, duke u përpjekur ta ulë atë në tryezën e negociatave.
Udhëheqja e Iranit paralajmëroi për një konflikt rajonal nëse ShBA-ja do ta sulmonte atë.
Zamir parashikon
Zamir parashikoi se ShBA-ja do të nisë një sulm ushtarak kundër Iranit brenda dy javësh deri në dy muaj, raportuan mediat lokale.
“Kjo është një periudhë pasigurie,” citoi Radio Ushtarake të thoshte Zamir gjatë një takimi për vlerësimin e situatës.
Zamir tha se beson që një sulm i ShBA-së kundër Teheranit do të ndodhë “brenda dy javësh deri në dy muaj”.
Radio tha se një sulm i ShBA-së kundër Teheranit nuk pritet në ditët në vijim.
“ShBA-ja nuk ndan gjithçka me Izraelin dhe e përjashtojnë atë nga proceset e tyre të vendimmarrjes”, tha transmetuesi.
Media tha gjithashtu se Izraeli është i shqetësuar se Trump mund të arrijë një marrëveshje me Iranin mbi programin e tij bërthamor “pa përfshirë raketat balistike të Iranit”.
Negociata të vështira
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u takua me Zamirin pas bisedimeve të tij në Uashington, tha zyra e Katz, për të shqyrtuar situatën në rajon dhe “gatishmërinë operacionale të ushtrisë izraelite për çdo skenar të mundshëm”.
Një zyrtar izraelit i paidentifikuar i përfshirë në diskutime pretendoi se Trump dëshiron të ndjekë negociata të vështira me Iranin, të cilat zyrtari pretendoi se do të çonin në çmontimin e programit të tij bërthamor.
Zyrtarët izraelitë thanë se Izraeli preferon që ShBA-ja të sulmojë Iranin, duke paralajmëruar se të përmabjturit nga një veprim i tillë do të kishte “pasoja”, duke përfshirë atë që ata e përshkruan si përparim nga Irani drejt blerjes së armëve bërthamore.
Zyrtarët izraelitë gjithashtu i përcollën “shqetësimet” e tyre homologëve të tyre amerikanë në lidhje me programin e raketave bërthamore të Iranit.
Autoritetet izraelite nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me takimin.
Gazeta financiare izraelite, The Calcalist, vlerëson se kostoja e një lufte të mundshme kundër Iranit mund të arrijë në 10 miliardë dollarë.
Sipas gazetës, disa zyrtarë të lartë në establishmentin e sigurisë izraelite janë të shqetësuar se një raund tjetër luftimesh me Iranin mund të kushtojë dhjetëra miliardë shekelësh, “në varësi të kohëzgjatjes dhe natyrës së konfliktit”.




