Raportohet se ka vdekur ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur të shtunën.

Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë, ka raportuar EuroNews.

Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

Bujar Nishani ishte 58 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017./ Euronews