Rashica flet pas barazimit me Freiburg: Duhej ta mbyllnim në favorin tonë

Milot Rashica ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes së Werder kundër Freiburg.

Ylli kosovar i cili shkëlqeu në këtë ndeshje, e ka vlerësuar si pozitive paraqitjen e tij, por duket se nuk ka mbetur aq i kënaqur me rezultatin final.

Rashica ka shprehur besimin se skuadra ka luajtur mirë, dhe duhej të kishte marrë tri pikët.

“Nuk është se kemi luajtur keq. Ne kishim gjithçka nën kontroll dhe thjeshtë duhej të vendosnim lojën në favorin tonë” tha Rashica, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Miloti në këtë ndeshje është vlerësuar me notën 8.6.