Rashica ia bën me dije shokut të tij tek Werder, Pavlenkas: Tri pikët qëndrojnë në Kosovë

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Çekisë po afron dhe emocionet po shtohen.

Para kësaj ndeshje që mund të jetë vendimtare për Grupin A të kualifikueseve drejt Euro 2020, lojtarët e Kosovës dhe Çekisë duket se kanë lënë pakëz anash rivalitetin.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe portieri i Çekisë, Jiri Pavlenka, të cilët luajnë tek skuadra e Werder Bremen, kanë postuar një fotografi së bashku.

Mbishkrimi i kësaj fotografie është ai që tërheq vëmendjen, pasi në rrjetin e tij social ‘Instagram’, Rashica i bën me dije shokut të tij tek Werder: Tri pikët qëndrojnë në Kosovë. Më fal vëlla”, përcjell lajmi.net.