Rashica në mesin e 10 yjeve të Bundesligës që po monitorohen nga top klubet e Premier Ligës

Forma e mirë e Milot Rashicës, ka bërë që të shtohet interesimi i klubeve të ndryshme nga Evropa, veçanërisht nga Anglia.

Gazeta angleze The Sun, raporton që futbollisti i Werderit të Bremenit, është duke u monitoruar nga agjentët e skuadrave më të mira në Premier Ligë.

22 vjeçari, e ka nisur vitin 2019 duke regjistruar 8 gola në 10 ndeshje në Bundeligë dhe Kupë.

Javë më parë mediumet angleze kishin bërë të ditur që Rashica kërkohet me ngulm nga Crystal Palace por tani në garë kanë hyrë edhe skuadra tjera që luftojnë për titullin e kampionit. /Indeksonline/