Rasti i rëndë në Durrës – Djali dyshohet se vrau babanë e tij

Një person raportohet të jetë vrarë këtë të martë në Durrës.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkallnur, ndërsa dyshohet se djali ka vrarë babanë e tij, raporton A2CNN.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të martë në Shkallnur të Durrësit.

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me thikë, babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.