Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rasti Kanye West: kur Zoti ta bën hak dështimin pasi shkel ligjet...

Rasti Kanye West: kur Zoti ta bën hak dështimin pasi shkel ligjet e Tij

Hyrja e pashmangshme në histori…si i përçmuar!

Ajo që po ndodh me koncertin e pritshëm të Kanye West është një tjetër tregues kokëfortë se ku të çon jo thjesht arroganca por dhe vetëbesimi i vërbër i llogarive të zhveshura nga çdo moral e princip.

Të zgjedhësh një emër kontravers, pa pikë vlere etike apo artistike, një personazh që nuk i përcjell asnjë të vyeshme njeriut e jo më shqiptarit, dikë që nuk ka në qenien e tij as kauzë e as emancipim shoqëor, në emër të promovimit turistik të Shqipërisë, apo thënë ndryshe të llogarive kaq e aq, kjo do ishte e papranueshme edhe pa ndodhur kjo që po ndodh e që është dështimi i koncertit.

Por Rama nuk është nga ata që lexon përgjigjet që merr nga ajo që flet e vepron. Nuk e lejon narcizimi i tij i sëmurë, adhurimi i vetëvetes. Dhe kështu shndërrohet si pa e kuptuar në viktimë të vetëvetes.

Për të shpjeguar shumëçka në dështimet e tij, na vjen në ndihmë pikërisht Kanye West. Ky personazh i papranueshëm për një njeri normal dhe me sqimë të kultivuar artistike, na shpërfaq më qartë se pse te Rama dhe qeverisja e tij nuk lexohen arritje por dështime, deri në pikën e krahasimeve me Enverin, duke ngjarë të dy si pika uji.

Nëse Enveri do ishte gjallë në ’90, atëherë kur Rama ishte një protestues i sotëm, do rendiste të gjitha arritjet e regjimit të tij, shoqëruar dhe me një shprehje të padurueshme që artikulohet sot nga pushteti se, “disa gjëra duhej të ishin bërë më mirë(!)”. Por Enveri nuk u rrëzua ngaqë disa gjëra nuk u bën dhe aq mirë; u rrëzua nga shumëçka që në thelb kishte degradimin moral të pushtetit, nga e cili gjenerohej më pas çdo paudhësi, si dhe varfëri.

Dhe vjen Rama më të njëjtat simptoma në kushte të tjera, duke përjashtuar, injoruar, madje përçmuar linjën e të menduarit moral të një qverisjeje, ku pikësëpari synohet shërimi moral i shoqërisë, investimi në parime dhe emancipim, prej të cilave gjenerohet suksesi. Ky është ligji i Zotit dhe mu pse është shkelur e vijon të shkelet, Zoti ta bën hak dështimin. Si me Kanye West. Dhe Kanye West në këtë rast shpalos të gjithë qeverisjen e tij. Dhe kështu ndodh që të hysh si i përçmuar në histori! /tesheshi