Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raund i ri bisedimesh, Kushner dhe Witkoff planifikojnë të takohen me iranianët...

Raund i ri bisedimesh, Kushner dhe Witkoff planifikojnë të takohen me iranianët në Gjenevë

Steve Witkoff dhe Jared Kushner

Një delegacion amerikan, ku marrin pjesë të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të takohet me përfaqësues iranianë të martën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të parandalonte një luftë

Dy raunde negociatash diplomatike, për Ukrainën dhe Iranin, pritet të zhvillohen në Gjenevë të martën.

Një delegacion amerikan, ku marrin pjesë të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të takohet me përfaqësues iranianë të martën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të parandalonte një luftë.

Më pas, pasditen e së njëjtës ditë, Witkoff dhe Kushner do të marrin pjesë në bisedime trepalëshe me përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës. /shqiptarja.com