Reagimi për një kënaqësi të rrejshme!

Kur njerëzve ju ndodh diçka e pakëndshme apo tronditëse në jetë, ata gjejnë dy mënyra për të reaguar:

*Reagim praktik dhe konkret përballë asaj dukurie apo fenomeni që i shqetëson, me qellim ndryshimi apo eliminimi, e për këtë veprim konkret duhet të ekzistoj vullneti në radhë të parë, por gjithsesi edhe mundësia në radhë të dytë.
Problemi është se shpeshherë njerëzit gjejnë vetën në një pozitë të dobët, dhe nuk kanë mundësi për të reaguar apo ndryshuar atë, pra kemi të bëjmë me diçka më të madhe, më komplekse qe thjesht i tejkalon mundësit e tyre praktike.
Në këtë rast njerëzit zgjedhin një variant tjetër.
*Shprehja e emocioneve, ndjenjave dhe mllefëve të tyre me anë të fjalëve, ankesave, shkrimeve qoftë në ndonjë grup të ngushtë njerëzish rreth tyre apo edhe reagime në rrjetet sociale, pra nje demonstrim i zemërimit të tyre qoftë edhe me një protestë simbolike e cila në t’gjitha rastet e ka peshen dhe vlerën e vetë.
Pasi t’i kenë shprehur ndjenjat e tyre në këtë mënyrë,ata do të ndjejnë se janë lehtësuar për brenda, kanë hjek një gajle nga zemra dhe fillojnë të ndjehen rehat, disi të kënaqur, duke menduar se bënë gjithçka munden…
Por në fakt ata nuk duhet mashtruar vetën e tyre, duke menduar se kështu ndryshohet realiteti! Gjithçka që ka ndodh është një zbrazje e mllefit prej vetes tyre, duke u zëvendesuar me një ndjenjë të rreme kënaqësie …
Problemi ynë si shoqëri pra është ky, se ne jemi duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të çfarëdo problemi, përfshirë këtu edhe devijimet në sferen edukative morale.
Ne presim që situata të ndryshojë brenda natës, dhe kjo duke shpreh fyrje, mllef, shkrime dhe reagime, që në rastin ma të rëndë mund të zgjasin tri ditë …
Shoqërit e zhvilluara sot, këto gjëra i trajtojnë me plane edukative, arsimore, fetare, sociale dhe institucionale.
Pra, cili duhet të jetë plani?
Duhet të kemi një vizion më të largët që tejkalon kufijtë kohorë të brezit tonë, për të ardhmen e shoqërisë dhe familjëve tona!
Duhet të punojmë dhe të kemi një platformë, që ndoshta nuk mund t’i shihen frytet menjëherë, por asaj i duhen vite edhe dekada derisa ajo të lulëzojë..
Do t’i përvjelim duart e të punojm për moralin e komunitetit, familjes dhe të ardhmes tonë, apo do presim skandale poshtruese, që pastaj të reagojmë të gjithë pa ditur se çfarë po bëjmë. Mendoj se këtu duhet të reflektojmë mbi vetët tona, ndryshe do ecim keshtu, çdo muaj nga një skandal trishtuëse, çudia e të cilit nuk zgjatë ma shumë se tri ditë.

Nga Halil Avdulli