Real Madridi fiton pas pesë vitesh në shtëpi ndaj Real Betisit

Real Madridi ka marr një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Real Betis me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt të La Liga.

Dy skuadrat vinin në këtë ndeshje pa humbje, duke marr nga tri fitore në tri xhirot e para.

Ndeshja nisi shumë mirë për mbretërit që shënon që në rastin e parë në minutën e 9-të me Vinicius Junior për 1-0.

Por mysafirët nuk vonuan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 17-të. Ishte Sergio Canales që shënoi për 1-1.

Rastin tjetër të mirë në pjesën e parë e kishte edhe Aurelien Tuchoumeni, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.

Në minutën e 65-të, Rodrygo arriti të shënoj për 2-1 në të mirë të Real Madridit.

Real Betis shumë lehtë ka mundur të barazojë në minutën e 75-të, por goditja e Guido Rodriguez u ndal nga Thibaut Courtois.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi iu gëzua fitores së parë ndaj Real Betis pas pesë vitesh në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi ka tani 12 pikë dhe është lider i vetëm në La Liga.