Real Madridi me fitore komode ndaj Las Palmas

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Las Palmas në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.

Madrilenët patën disa raste të mirë shënimi por hasën në rezistencë të fortë nga mbrojtja kundërshtare dhe portieri Valles, i cili bëri pesë pritje vetëm në pjesën e parë.

Golin e epërsisë Los Blancos e shënuan në minutat shtesë të pjesës së parë më saktësisht në minutën e 48-të përmes Brahim Diaz, i cili pranoi një top brenda zonës së penalltisë dhe e çoi atë në cepin e majtë të portës. (1-0)

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 54-të, Real Madridi dyfishon epërsinë kësaj radhe me anë të Joselus i cili shënoi me kokë pas një asistimi nga Rodrygo. (2-0)

Tre minuta pas golit të shënuar, Ancelotti futi në fushë Vinicius Jr i cili luajti minutat e para që prej lëndimit në javën e tretë ndaj Celta Vigos.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi dhe Real Madrid mori fitoren e cila i dërgon në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit.

Real Madrid xhiron e radhës do të luajë në udhëtim ndaj Gironas, sfidë kjo që është paraparë të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 18:30.