Real Madridi shkatërrohet nga Celta Vigo

Skuadra e Celta Vigos ka shënuar fitore në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit me rezultatin 0:2, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të në La Liga

Ekipi i Xabi Alonsos në pjesën e dytë mbeti me dy lojtarë më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkuan: Garcia dhe Carreras.

Dy golat për skuadrën mysafire i shënoi Swedberg, në minutën e 53’të dhe 92’të.

Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në pozitën e 2-të me 36 pikë, kurse Celta shkon në kuotën e 19 pikëve.