Ballina Sport Futboll Real Sociedad huazon brazilianin Rafinha deri në fund të sezonit

Real Sociedad huazon brazilianin Rafinha deri në fund të sezonit

Skuadra spanjolle Real Sociedad njoftoi se kanë arritur marrëveshje me klubin francez Paris Saint-Germain për huazimin e futbollistit brazilian Rafinha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Paris Saint-Germain do ta japë hua mesfushorin brazilian te klubi i La Ligës deri në fund të sezonit.

Sociedad në faqen zyrtare të internetit përshëndeti ardhjen e brazilianit , duke thënë se ai është “një lojtar me shumë cilësi dhe talent që do të forcojë skuadrën”.

28-vjeçari ka një titull të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në vitin 2015 dhe tre tituj të La Ligës në vitet 2015, 2016 dhe 2019 me Barcelonën.

Rafinha gjithashtu fitoi një medalje të artë olimpike me kombëtaren e futbollit të Brazilit në vitin 2016.