Reali s’gabon, rikthehet në krye të tabelës

Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë, por shumë të vlefshme të dielën mbrëma. Madrilenët fituan 2:1 ndaj Real Sociedadit.

Te fitorja Madridi erdhi me përmbysje të rezultatit. Ander Barrenetxea kaloi në epërsi Sociedadin që në minutën e pestë të takimit.

Federico Valverde barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 46-të. Ndërsa golin e fitores e shënoi Joselu pas një ore lojë.

Fran Garcia asistoi në të dy golat. Me fitore, Real Madridi është kthyer në pozitën e parë në La Liga. Ka 15 pikë nga pesë ndeshje.

Pra ka bilanc të qind për qindtë. Sociedadi është i 11-ti me gjashtë pikë.