Reddit fillon fshirjen e mesazheve dhe bisedave të vjetra pa dijeninë e përdoruesve

Ndryshimi hyri në fuqi në 30 Qershor por shumë përdorues e vunë re disa ditë më vonë.

Nëse keni kujtime bisedash me miq në Reddit, mbase është momenti të kontrolloni arkivin tuaj. Reddit konfirmoi raportimet e përdoruesve se do të fshijë të gjitha bisedat dhe mesazhet e dërguara përpara 2023.

Siç rrjeti social shpjegoi në Qershor do të kalohet në arkitekturën re të bisedave dhe beson se fshirja e mesazheve të vjetra do të sigurojë një kalim më të lehtë.

Ndryshimi hyri në fuqi në 30 Qershor por shumë përdorues e vunë re disa ditë më vonë.

Sipas Mashable ekziston një mënyrë për të rikuperuar ato mesazhe. Mjafton të kërkon të dhënat e llogarisë nga Reddit përmes një forme online dhe arkivi përfshin bisedat përpara 2023.

Edhe pse nuk është e lehtë të gjeni një bisedë të vjetër, më mirë sesa të fshihet përgjithnjë. Shumë përdorues u irrituan. Pavarësisht se Reddit kishte folur për ndryshimin, nuk ka njoftuar anëtarët e komuniteteve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe disa mësuan rreth planeve të kompanisë pasi mesazhet ishin fshirë.

Lajmi vjen pak javë pasi Reddit u përball me presion nge subreddit-et të cilat kundërshtuan politikën e re të API dhe kaluan komunitetet e tyre në private në shenjë proteste.