Reflektime kuranore

Prof. Adnan Simnica

Kur’ani është i vetmi libër i të gjitha kohëve absolutisht, që thirrja e tij e parë dhe e fundit përbëjnë mrekullinë, mbase sigurojnë ndershmërinë, krenarinë dhe shpëtimin, e kësaj dhe botës tjetër.

“Lexo (studio) me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)” (El-Alak,1)

“Ruajuni (kini frikë) asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe nuk do t’i bëhet padrejtësi” (El-Bekare, 281)

Nëse i përgjigjesh Thirrjes së parë, me mendje të shëndoshë do meditosh argumentet përreth, e me vullnet e bindje do njohësh Zotin tënd të vërtetë – Allahun, i Cili të krijoi.

Pastaj, do t’i përgjigjesh edhe Thirrjes së fundit, e do ta adhurosh Atë dhe do të përgaditesh për takimin vendimtar me Krijuesin tënd, pas ringjalljes.

Prof. Adnan Simnica