Refugjatët ukrainas në Poloni drejt shifrës tre milionë

Polonia ka pranuar 2,8 milionë refugjatë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

”Që nga 24 shkurti, kur Rusia pushtoi Ukrainën, 2,781 milionë njerëz kanë kaluar kufirin polako-ukrainas për në Poloni”, tha Roja Kufitare (SG) polake.

SG shkroi në Twitter se oficerët e Gardës Kufitare kryen 24 400 kontrolle kufitare për njerëzit që hynin në Poloni nga Ukraina, një rënie prej nëntë për qind krahasuar me një ditë më parë.

Roja Kufitare tha gjithashtu se numri i të mbërriturve deri në orën 07:00 të së shtunës kishte arritur në 5 400 persona. /atsh