Ballina Lajmet Kosovë Refuzohen mbi 1600 vota nga diaspora

Refuzohen mbi 1600 vota nga diaspora

Organizata joqeveritare GERMIN përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Sipas GERMIN-it, deri mbrëmë janë verifikuar 5778 zarfe, ku prej tyre janë aprovuar 4146, ndërsa janë refuzuar 1632, transmeton “Zeri.info”.

Zarfet e refuzuara pritet të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ-ja.