Ditë më parë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kishte marrë vendim që të suspendohen 131 programe të arsimit të lartë publik dhe privat.
Vetëm në Universitetin e Prishtinës u pezulluan 23 programe.
Fakultetet të cilave iu pezulluan drejtime nga KSHC-ja janë: Fakulteti Ekonomik, Filologjik, Mjekësisë, Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, dhe të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Në këtë të fundit është suspenduar edhe drejtimi i Elektroenergjetikës i nivelit master, ku ligjëron rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, raporton lajmi.net
Në këtë drejtim, rektori ligjëron lëndën e Metodave Matematikore në Inxhinieri.
Edhe në tabelat e publikuara nga KSHC-ja, figuron emri i rektorit Dema në drejtimin që është suspenduar, pra Elektroenergjetikë.
Veç kësaj lënde në master, rektori i UP-së ligjëron edhe lëndët Matematika 1 dhe 2 në nivelin bachelor.
Nga suspendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim nuk i ka kursyer edhe kolegjet private.
Më të prekurat nga pezullimet janë kolegji AAB dhe Fama me 17 programe të suspenduara, kurse 14 i ka Kolegji Biznesi.
Temat:








