Rënia e flokëve dhe kapakët e syve të “yndyrtë” janë shenja të problemeve me zemrën

Rënia e flokëve te meshkujt në majë të kokës, linja e ngritur e flokëve mbi ballë, linjat e pjerrëta në laprën e veshit, si dhe jastëkët e yndyrtë në kapakë të syve mund të lidhen me rrezikun e madh nga sëmundjet e zemrës

Hulumtimi i bërë nga shkencëtarët danezë të Spitalit Universitar në Kopenhagë, ka treguar që te personat, të cilët i kanë tri nga katër shenja të përmendura ekziston 39 për qind e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe 57 për qind e probabilitetit që të pësojnë sulm në zemër.

Është i nevojshëm kontrolli

Këto shenja për mjekësinë janë të njohura qëmoti dhe merren parasysh me rastin e vlerësimit të rrezikut për pacientë.

Rrallëherë një simptomë apo shenjë tregon në një sëmundje të caktuar. Zakonisht ndodh që simptomat dhe shenjat të shfaqen te shumë sëmundje, prandaj na është e nevojshme diagnoza precize laboratorike dhe instrumentale, në mënyrë që të identifikojmë shkaktarin e saktë të simptomave dhe shenjave.

Shkaktare janë yndyrat

Shtimi i nivelit të yndyrës në gjak paraqet rrezik për sistemin e zemrës dhe të venave, njësoj sikur uji i pasur me kalcium paraqet rrezik për gypat në të cilët rrjedh dhe krijon shtresa të kalcifikuara. Njësoj është dhe me venat (arteriet) në të cilat grumbullohen yndyrat, krijojnë ngushtime dhe pengojnë qarkullimin e gjakut.

Shenjat e jashtme në trup në formë të grumbullimit të yndyrave në kapakë të syve, të cilat i quajmë ksantelazme, si dhe nëpër trup, të cilat i quajmë ksantomine, paralajmërojnë ekzistimin e yndyrës në gjak, rrezik të posaçëm të krijimit të grumbullimit të yndyrave arteroskleroze dhe rrezik nga sulmi në zemër dhe në tru.

Ekzistimi i shenjave të tilla në trup, kërkon edhe konfirmim laboratorik me përcaktimin e yndyrave në gjak për shërim të përshtatshëm.

Edhe vëllimi i belit është shenjë

Edhe vëllimi i belit është shenjë dhe llogaritet në shenja të rrezikut të shtuar për shfaqje të sëmundjeve të zemrës dhe të venave, në rend të parë sulmit në zemër dhe sulmit në tru, me ç’rast ekziston dyshimi se a ndikon edhe mbipesha njësoj apo nëpërmjet mekanizmave jo të barabartë: rezistenca e insulinës, shtimit i yndyrës në gjak dhe shtypja e lartë të gjakut, me të cilat shpesh ballafaqohemi.

Mirëpo, ndër ato shenja janë edhe dhembja e kokës, posaçërisht dhembja e qafës, madje në orët e mëngjesit, të cilat mund të tregojnë shtypjen e lartë të gjakut.

Nëse këto simptoma shfaqen bashkë, shtohet edhe rreziku i shfaqjes së sulmit në zemër dhe sulmit në tru.