Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Po intervenohet në disa rrugë, megjithatë janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugës që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.

“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal gjendja e rrugëve nacionale dhe rajonale në tërë Kosovën pas reshjeve të borës është e mirë. Rrugët janë të lira për qarkullim”, tha Osmani.

Ai shton se është duke u intervenuar nëpër rrugë duke hedhur kripë.

“Kompanitë kanë intervenuar me pastrim dhe janë duke intervenuar me kamionë borëpastrues në pastrimin e rrugëve nga bora si dhe me hedhje të kripës”, përfundon ai.