Reza Pahlavi, djali i shahut të rrëzuar të Iranit, ka deklaruar se “ora e çlirimit është pranë”, pas nisjes së operacionit ushtarak amerikan kundër Iranit.
Në një postim të shkurtër në rrjetin X, ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për ndërhyrjen ushtarake, duke thënë se populli iranian “ka paguar një çmim të rëndë për lirinë”.
Pahlavi, i cili synon të udhëheqë Iranin, theksoi se ka paraqitur planin e tij për një “tranzicion të rregullt dhe transparent drejt një Irani demokratik”. /mesazhi








