Ron Feiner, një rezervist izraelit 26-vjeçar dhe ish-komandant kompanie në Brigadën Nahal, është dënuar me 20 ditë burg ushtarak për refuzimin e pjesëmarrjes në luftimet në Gaza.
Feiner, i cili kishte shërbyer 270 ditë që nga 7 tetori, deklaroi se vendimi i qeverisë izraelite për të shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe për të sabotuar marrëveshjen për lirimin e pengjeve ishte një “vijë e kuqe” morale për të.
Ai theksoi se refuzimi i tij ishte një akt kundërshtimi ndaj vazhdimit të luftës dhe një thirrje për një marrëveshje që do të sillte kthimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e konfliktit.
Organizata për drejtësi sociale “Standing Together” e dënoi dënimin si një formë persekutimi politik ndaj atyre që po e kundërshtojnë luftën.
Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rezervistë izraelitë dënohen me burg për refuzimin e shërbimit në Gaza