Rikthehet në shqyrtim gjyqësor rasti i vrasjes së Agonis Tetajt

Gjykata ka marrë vendim që të kthehet edhe njëherë në shqyrtim gjyqësor rasti i vrasjes së Agonis Tetajt nga Shaban Gogaj, rast ky i cili u përcoll me reagime të ashpra në opinion.

Trupi Gjykes ka marrë vnedima që të rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor, e gjithashtu të revokohet pranimi i fajësisë nga Gogaj, shkruan lajmi.net.Shqyrtimi kryesor është caktuar për 21 prill.

“Trupi Gjykues ka vlerësuar të gjitha shkresat e lëndës, provat e administruara në raport me veprën penale të rikualifikuar, dhe ka vendosur këtë aktvendim: Rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor. Revokohet pranimi i fajësisë. Caktohet shqyrtimi gjyqësor më 21 prill. Obligohet prokurori që të sjellë prova të reja të pretenduara, nëse kanë, gjerë më datën e cekur si më lartë. Revokohet kërkesa për ndërrimin e masës Shaban Gogaj, ashtu që mbetet në fuqi masa e paraburgimit”, u bë e ditur në seancën e sotme.