“Rinia mes besimit dhe veprimit: nga thirrja deri te vërshimi (ndryshimi i madh)”

Nuk ka qenë rezistenca përgjatë historisë produkt i viteve të gjata, por një shkëndijë vetëdijeje që e ndezin zemrat e të rinjve besimtarë. Në çdo etapë të historisë së ummetit, të rinjtë kanë qenë ata që e paraprinin kohën, mbanin në duar pishtarin e ndryshimit dhe në gjokset e tyre sinqeritetin e besimit. Edhe sot, pas “Tufanit të Aksasë”, u shfaq një brez i ri që ia kujtoi ummetit se të rinjtë nuk janë thjesht një publik që drejtohet, por shpirti i një projekti që ndërtohet.

Të rinjtë – energjia e idesë dhe sekreti i transformimit

Kur e lexojmë Kuranin, vërejmë se ndryshimet më të mëdha në histori lidhen me një grup të rinjsh që besuan në një ide dhe me të përballuan një realitet të kalbur e tiranik. Allahu i Madhëruar thotë:

{“Ata ishin djelmosha që besuan te Zoti i tyre, e Ne ua shtuam udhëzimin.”} (Kehf: 13)

Nuk ishte numri i tyre, as fuqia fizike ajo që bëri dallimin, por pastërtia e akides dhe guximi për të ndërmarrë iniciativën. Që atëherë, termi “fitya” (djelmoshë, të rinj) në ndërgjegjen islame është bërë simbol i nisjes, i reformës dhe i rinovimit.

Në çdo thirrje reformuese, të rinjtë mbeten fusha më pjellore e ndryshimit. Ata janë më të gatshëm për sakrificë, më pak të ngarkuar me llogaritë e interesit dhe më të aftë për të bashkuar besimin me veprën.

Dhe kur dobësohet ummeti, të rinjtë janë të parët që kujtojnë se Allahu i ka premtuar forcimin të dobëtëve, e jo të zhyturve në luks.

Themeluesit e parë të lëvizjeve islame e kuptuan këtë ligj, prandaj investuan tek të rinjtë përmes thirrjes, edukimit dhe angazhimit shoqëror. Shkollat edukative të Vëllazërisë Myslimane dhe më vonë lëvizjet e rezistencës punuan që vrulli emocional i të rinjve të shndërrohej në vetëdije të disiplinuar nga feja dhe metoda. Sepse besimi vetëm nuk mjafton pa u kthyer në vetëdije, e vetëdija nuk mjafton pa u shndërruar në vepër të organizuar dhe të ndërgjegjshme.

Në përvojën bashkëkohore palestineze, të rinjtë kanë qenë shtylla kryesore e çdo intifadeje dhe rezistence. Nga hedhja e gurëve në intifadën e parë, deri te ata që mbajtën armën në “Tufanin e Aksasë”, nuk ka ndryshuar vetëm mjeti, por ka ndryshuar thellësia e vetëdijes dhe qartësia e orientimit.

Brezi i sotëm nuk lëviz më vetëm nga entuziazmi emocional, por nga një akide që e kupton dhe nga një mendim që e ka të qartë. Ata e shohin xhihadin si vazhdimësi të davetit, fushën e betejës si vazhdimësi të xhamisë, dhe idenë më të madhe se grupi apo arma.

Ky transformim i vetëdijes në radhët e rinisë islame është ai që e ka bërë rezistencën të kalojë nga reagimi ndaj ngjarjeve, në krijimin e vetë veprimit. Brezi i “Tufanit” nuk priti udhëzime nga jashtë, por krijoi vetë planifikimin dhe zbatimin, mbi bazën e një vetëdijeje institucionale të mbështetur mbi besimin te premtimi i Allahut para çdo gjëje tjetër.

Sot, të rinjtë janë krijuesit e vetëdijes së re; ata po shkruajnë me gjak ato kuptime të fitores dhe krenarisë që brezat e plogësht i kishin harruar. Ata e kuptojnë se rezistenca nuk është stinë zemërimi, por një proces edukimi, pastrimi shpirtëror dhe ndërtimi.

Brezi i “Tufanit” e ridimensionoi kuptimin e heroizmit në ndërgjegjen e ummetit; rezistuesi i vërtetë nuk është ai që mban armën, por ai që ka besimin që e shndërron pafuqinë në aftësi.


Brezi i Tufanit… vetëdije e re në një kohë të ndryshueshme

“Tufani i Aksasë” nuk ishte thjesht një operacion ushtarak, por një ngjarje e një brezi të tërë, që po e ridefinon rezistencën dhe heroizmin. Të rinjtë palestinezë sollën një formulë të re: se imani nuk plaket, dhe se ai që është edukuar me Kuran është i aftë të përballet me teknologjitë më moderne të luftës.

Përballë një makinerie ushtarake prej më të fuqishmeve në rajon, u ngrit një brez që lindi nën rrethim, që njeh vetëm dhimbjen si rrugë, por besoi se Allahu nxjerr prej hirline një shkëndijë.

Brezi i Tufanit nuk ka shumë armë, por ka diçka më të madhe: besim të palëkundur në premtimin e Allahut, mendje të organizuar dhe bindje të thellë se dinjiteti nuk kërkohet, por merret.

Në një moment të vetëm, ky brez rrëzoi mitin e “ushtrisë së pathyeshme” dhe dëshmoi se përgatitja e bazuar në iman prodhon atë që nuk mund ta prodhojnë ushtritë.

Por më i rëndësishëm se fitorja ushtarake ishte fitorja morale që krijuan në vetëdijen e ummetit. Ata e ridimensionuan konceptin e “shembullit” në ndërgjegjen islame; shembull nuk është vetëm ai që flet nëpër minbere, por ai që e shndërron idenë në vepër në terren. Këta të rinj po e edukojnë ummetin me vepra, ashtu siç e edukuan pejgamberët me sinqeritet.

Sot, lëvizjet islame janë të thirrura të kuptojnë se rinia nuk është një krah dytësor, por zemra e të gjithë projektit. Edukimi që nuk mbjell guxim dhe vetëdije tek i riu, është e destinuar të prodhojë një brez të brishtë që flet për xhihad, por nuk e di kuptimin e tij.

Ndërsa edukimi që bashkon dijen me veprën, dhikrin me mendimin, është ai që nxjerr brezin që e udhëheq ummetin drejt fitores.

Kur të rinjtë lëvizin me sinqeritet, vetëdije dhe organizim, thirrja shndërrohet në ringjallje, ndërsa rezistenca në një projekt civilizues që e rikthen ummetin në qendër të historisë.

Përvoja e Hamasit, dhe me të edhe e të gjitha fraksioneve të rezistencës, dëshmoi se besimi tek të rinjtë nuk zhgënjen.

Kur u është dhënë mundësia, ata kanë inovuar në terren, kanë avancuar në media, kanë krijuar në luftën kibernetike dhe i kanë rikthyer rezistencës rininë e saj.

Brezi i Tufanit është rezultat i drejtpërdrejtë i shkollave të vetëdijes dhe edukimit të bazuar në iman, që lëvizjet islame i kanë ngritur për dekada. Ai është përgjigjja praktike për ata që menduan se edukimi nuk prodhon burra.

Në një kohë kur kuptimet po shemben në botë, këta djelmosha dëshmojnë se imani ende është i aftë të prodhojë “mrekulli”.

Dhe se projekti islam, sado të rrethohet apo shpifet kundër tij, mbetet i gjallë në zemrat e të rinjve që e shohin Kuranin si premtim, jo si slogan; dhe e shohin dëshminë si jetë, jo si fund.

Këta të rinj nuk presin njohje ndërkombëtare, as duartrokitje mediatike. Ata shikojnë drejt qiellit dhe thonë, ashtu si thanë ata para tyre:

{“Zoti ynë është Allahu, pastaj u përqendruan në të drejtën.”} (Fussilet: 30)

Ata janë ata që po shkruajnë kapitullin e ardhshëm të historisë së ummetit, sepse janë brezi që është diplomuar nga shkolla e imanit, vetëdijes dhe veprës.