Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizikisht me Taulant Ballën

Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizikisht me Taulant Ballën

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka rinisur me tensione të ashpra, kjo pas deklaratës së Taulant Ballës, i cili më pas deklaroi se numri 0900 që u tha nga ai u keqinterpretua nga demokratët.

Demokratët më pas, përkatësisht në fillim Klevis Balliu, ka sulmuar fizikisht Taulant Ballën, e më pas u përfshi edhe Gazment Bardhi e demokratët e tjerë.

Balla i kërkoi falje deputetes Albana Vokshi, nëse ajo është ndjerë e fyer, teksa shtoi se ai numër i përket BE-së.

“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare, nuk ka lidhje me fyerje. Ka të bëjë me një numër telefonik që përdoret për të marrë informacion në Bashkimin Europian. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndjehet e fyer i kërkoj ndjësë, por isha duke folur për reformën në BE. Ja ku e keni numrin me 0900. Ti nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht unë edhe për dëmtimin. Kërkoj ndërprerjen e seancës deri në qetësimin e situatës”, tha Balla, ndërsa opozita po fliste me tone të ashpra rreth tij.