Rivian R2 vjen me një kuzhinë të vogël dhe një tendë në çati

Rivian së fundmi ka prezantuar modelin e ri R2.

Megjithatë, dërgesat e tij nuk do të nisin deri në gjysmën e parë të vitit 2026.

Kur të qarkullojë përfundimisht në tregje, R2 do të vijë me një seri aksesorësh të mrekullueshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ashtu si R1T dhe SUV R1S, modeli më i fundit nga Rivian do t’u shërbejë njerëzve me një mori të mirash opsionale.

Për shembull, kuzhina e udhëtimit e cila vjen me një rezervuar uji dhe enë gatimi.

Gjithashtu, ky model vjen me dy mbajtëse për biçikleta, dhe një kuti në çati të ashtuquajtur Treehouse.

Ajo është një tendë e cila përmban një shkallë për të lehtësuar vendosjen në të.

Padyshim, produkti më i ri nga marka amerikane është një prej veturave elektrike më interesante.

Edhe pse çmimi i tij fillestar është 45 mijë dollarë (mbi 40 mijë euro), ju duhet të paguani shtesë për aksesorët e tjerë.