Roanldo te Al-Nassr duket gjithçka e kryer, ka mbetur vetëm zyrtarizimi

Pas javësh spekulimesh, Cristiano Ronaldo që kishte mbetur si lojtar i lirë tashmë ka gjetur klub të ri, pasi do të jetë pjesë e Al-Nassr.

Lojtari nënshkroi të premten pasdite, me klubin që do të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin e tij pas një ndeshje që e zhvillon kundër Al Khaleej të shtunën.

Gazeta saudite Arriyadiyah e ka konfirmuar lajmin për Ronaldo, pasi ky i fundit i kishte kryer ekzaminimet mjekësore.

Mendohet se pjesa e parë e këtyre testeve tashmë është kryer, ndërsa faza e dytë pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Ëndrrat e 37-vjeçarit për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve duket se kanë marrë fund, me sulmuesi do të shpërblehet mirë me një pagë marramendëse.

Sipas CBS Sports, Ronaldo do të fitojë 75 milionë dollarë në vit në Al-Nassr, ndërsa do të kalojë edhe në rolin e ambasadorit pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar në vitin 2024. Por paga nuk do të jetë kaq, pasi portugezi do të fitojë shuma marramendëse edhe nga marrëveshjet komerciale.