Roja Bregdetare turke shpëtoi 33 emigrantë të parregullt të prapësuar nga Greqia

Në nënprefekturën Urla të Izmirit u shpëtuan 33 emigrantë të parregullt të prapësuar në ujërat territoriale turke nga ekipet e Rojës Bregdetare të Greqisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Komandës së Rojës Bregdetare turke, ekipet e shpëtimit, pas marrjes së njoftimit për emigrantët e parregullt, shkuan menjëherë në rajonin në fjalë me anijet e Rojës Bregdetare.

Pas kësaj u shpëtuan 33 emigrantët e parregullt të prapësuar në ujërat territoriale turke nga elementet greke.

Pas kryerjes së procedurave përkatëse, emigrantët iu dorëzuan Drejtorisë Rajonale të Menaxhimit të Emigracionit. /trt