Roja Bregdetare Turke shpëton 37 emigrantë të parregullt në Egje

Ekipet e Rojës Bregdetare Turke kanë shpëtuar 37 emigrantë të parregullt të bllokuar në një gomone afër brigjeve të nënprefekturës Kusadasi të Aydin-it.

Sipas informacioneve të marra, 37 emigrantë të parregullt që gjendeshin në një gomone të shtyrë prapa në ujërat territoriale turke nga njësitë greke janë shpëtuar nga anija e Rojës Bregdetare Turke, që u dërgua në zonë pas sigurimit të informacionit se një grup i parregullt emigrantësh kishte mbetur i bllokuar në një gomone afër brigjeve të qytetit Kusadasi.

Pas kryerjes së procedurave emigrantët e shpëtuar u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Menaxhimit të Migracionit. /trt