Rooney flet për golin më të mirë në karrierën e tij – nuk është ai kundër Man City

Wayne Rooney ka zgjedhur golin më të mirë në karrierën e tij.

Rooney, një nga ikonat e skuadrës së Manchester United, bëri një karrierë mjaft të pasur, duke shënuar gola nga më të bukurit.

Sigurisht, një nga golat që do ta mbajnë mend të gjithë tifozët e futbollit, sidomos ata të United, do të jetë ai kunër Manchester City, në vitin 2010.

Por, Rooney nuk mendon kështu. Ai zgjedh golin e shënuar kundër Wigan, të asistuar nga Rafael.

“Kur pyetem për golin e preferuar, unë gjithmonë them se është ai kundër Man City – por ne po flasim këtu për një gol që përfshinë punën në skuadër, lëvizjen, kontrollin, kohën dhe një gol që ndoshta shumë pak njerëz e kujtojnë”, ka thënë Rooney për ‘Times’, transmeton lajmi.net.

“Erdhi kundër Wigan, kur Rafael krosonte nga e djathta dhe koha ime ishte perfekte: Kalova përmes qendërmbrojtësve, godita topin dhe portieri ishte pa gjasa”, shtoi Wazza.

Rooney aktualisht po aktivizohet me skuadrën e Derby County dhe është afër fundit të karrierës së tij.