Rrëfimi i jashtëzakonshëm i njeriut që e stërviti Adem Jasharin (Video)

Vështirë të gjendet një shqiptar që nuk i njeh të bëmat e Adem Jasharit, por gjithashtu është e vështirë të gjendet një i dytë që mund të thotë se e ndihmojë komandantin legjendar të aftësohej për ta bërë luftën heroike në Kosovë.

Këtë fat e kishte Ylli Mici, ushtaraku tashmë i pensionuar nga Shqipëria.

Ai kishte ushtruar grupin nga Kosova – mes tyre Adem Jasharin.

Në një tregim të tij krejt unik për Info Magazine të Klan Kosovës të vitit 2013, Mici kishte treguar detaje të stërvitjeve të grupit – e mes tyre edhe të Adem Jasharit, i cili, thotë Mici, binde në sy edhe për shkak të pamjes edhe për shkak të aftësive të tij.

Përveç aftësive fizike, Mici ishte impresionuar edhe nga dashuria e madhe që ushtari nga Kosova kishte treguar për Shqipërinë dhe uniformën e ushtrisë shqiptare.