Rrënohen objektet e lojërave të fatit në Karaçevë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar në Facebookun e tij për aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

Ai ka thënë se ky është një aksion tjetër i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Sveçla thotë se sot u godit një “rrjet” i kazinove në fshatin Karaçevë.

Ky është postimi i tij:

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.