Rreth 20 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

Ka disa ditë që kur situata e përballjes me virusin COVID-19 është vështirësuar.

Kësisoj tani për tani në vend janë 19 mijë e 695 raste aktive të të infektuarve me koronavirus.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 288 persona ndërsa nga fillimi i pandemisë deri më tani për shkak të infektimit me këtë virus kanë humbur jetën 2 mijë e 326 pacientë, transmeton lajmi.net.

Kurse nga fillimi i shpërndarjes së vaksinës antiCOVID në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707 mijë e 793 doza të vaksinës.

Me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID janë vaksinuar 236.405 qytetarë .