Rreth 270,000 refugjatë nga Ukraina kanë ardhur në Republikën Çeke që nga fillimi i pushtimit rus, njoftoi sot kryeministri çek Petr Fiala.
Duke folur për kanalin televiziv CT24, Fiala theksoi rëndësinë e dhënies së të gjitha ndihmave të mundshme për refugjatët, ndërsa pranoi gjithashtu se jemi në kufirin e asaj që mund të thithim pa u përballur me problemet thelbësore.
Pas një vendimi të Dhomës së Ulët të parlamentit çek, Senati gjithashtu votoi ligjin që do t’i ofrojë refugjatëve ukrainas një pagesë prej 200 € (221 dollarë), në baza mujore nëse është e nevojshme.
Personave që hapin shtëpitë e tyre për refugjatët do t’u jepen 120 euro për person në muaj. Për më tepër, refugjatëve ukrainas u jepet leje për të punuar dhe sigurim shëndetësor falas.
Sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Brendshme Çeke, rreth 180 mijë ukrainasve u është dhënë një leje qëndrimi zyrtare.
Numri më i madh i refugjatëve qenë në Pragë dhe rajonin e Bohemisë Qendrore përreth. Republika Çeke ka një popullsi prej rreth 10.7 milionë banorë. /atsh






