Rreth 3.200 punonjës të “Boeing”-ut hyjnë në grevë

Rreth 3.200 anëtarë të personelit të kualifikuar të “Boeing” vendosën të hyjnë në grevë, njoftoi Sindikata e Shoqatës Ndërkombëtare të Mekanistëve dhe Punëtorëve të Hapësirës Ajrore (IAM), transmeton Anadolu.

Sindikata në X tha se: “Rreth 3.200 anëtarë të Sindikatës së IAM me aftësi të larta në ‘Boeing’ hynë në grevë në mesnatë sepse mjaft është mjaft”.

Më parë tha se anëtarët e saj që punojnë në “Boeing” votuan të dielën për të refuzuar një marrëveshje pune të modifikuar katërvjeçare me “Boeing”.

“Punëtorët meritojnë marrëveshje që pasqyron aftësitë, përkushtimin dhe rolin kritik që luajnë në mbrojtjen e kombit tonë”, theksoi Sindikata.

“Ne qëndrojmë krah për krah me këto familje punëtore ndërsa ato luftojnë për drejtësi dhe respekt në punë”, tha një përfaqësues biznesi i Sindikatës, Tom Boelling.

Javën e kaluar “Boeing” ofroi marrëveshje të re për punëtorët me disa ndryshime të vogla në kompensim, duke modifikuar atë të mëparshmen.

Oferta e “Boeing”-ut përfshinte një pagë mesatare vjetore që rritej nga 75.000 dollarë në 102.600 dollarë.