Ndërkohë vijojnë operacionet e ndihmës për dhjetëra mijëra persona, për t’i zhvendosur në strehimore.
Banorët në Sri Lanka kanë vështirësi të qarkullojnë në këmbë, ndërsa janë konfirmuar 160 viktima nga moti ekstrem. 200 persona të tjerë raportohen të zhdukur.
Përmbytjet kanë lënë pa energji miliona njerëz. Edhe pse cikloni është larguar nga Sri Lanka, shumë zona janë ende nën ujë. Disa lagje janë zhytur plotësisht në baltë dhe mungesa e komunikimit ka bërë që në disa zona ende të evidentohen të dhënat e sakta.
Presidenti i Sri Lankës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të menaxhuar pasojat e katastrofës dhe kërkoi ndihmë ndërkombëtare.






