Sipas 92 për qind të votave të numëruara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Kamenicës, është duke udhëhequr kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Qëndron Kastrati.
Ai, siç bëhet e ditur ka 55.57 për qind të votave, për dallim nga kundërkandidati i tij, Shaip Surdulli, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 44,43 për qind.








