‘Rrezikohet siguria’, paralajmërimi i Erdogan për anëtarësimet në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do të sjellë rreziqe sigurie për vendin e tij dhe vetë organizatën.

“Turqia pohon se pranimi i Suedisë dhe Finlandës sjell rreziqe për sigurinë e saj dhe të ardhmen e organizatës”, u shpreh presidenti Recep Tayyip Erdogan në një artikull të botuar nga “The Economist” të hënën.

Ai nënvizoi se aktivitetet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) janë pjesë e arsyes pse Turqia po kundërshton që Suedia dhe Finlanda të bashkohen me aleancën mbrojtëse.
Në artikullin e “The Economist”, presidenti turk përcaktoi rolin e Turqisë në “aleancën më të madhe ushtarake”, ndërsa u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të NATO-s që të bindin Suedinë dhe Finlandën të ndryshojnë pozicionet e tyre.

Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952. /euronews